Benjamin Netanjahu
UASHINGTON, 22 qrshor /ATSH-AFP/ - Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi sot SHBA-në nëpërmjet një kanali televiziv amerikan se ndërhyrjet në krizën irakiane nuk duhet të dërgojnë në një përforcim të influencës iraniane në këtë vend dhe në rang ndërkombëtar.
"Në Lindjen e Mesme në këtë moment, në Irak dhe në Siri, jemi duke asistuar në urrejtjen e dhunshme mes shiitëve radikalë, të drejtuar në këtë rast nga Irani, dhe sunitëve radikalë të drejtuar nga Al Kaeda, SHIIL (Shteti Islamik në Irak dhe Levant) dje nga grupime të tjera", dekalroi Netanyahu në kanalin televiziv NBC.
"Këto dy kampe janë armiq të SHBA-së, dhe kur armiqtë e tu luftojnë me njëri tjetrin, nuk duhet forcuar asnjëri, por duhen dobësuar që të dy", vazhdoi ai.
"Por rezultati më i keq do të ishte sikur njëra nga këto palë, Irani, të përfitojë për të prodhuar bombën atomike, ky do të ishte një gabim tragjik, gjithë pjesa tjetër nuk vlen asgjë në raport me këtë", tha Netanyahu duke shprehur kundrështimin e tij ndaj një marrëveshje diplomatike që do t'i mundësojë Teheranit të ruajë shumicën e pajisjeve brthamore.
Kryeministri izraelit vlerësoi se "njëkohësisht duhen marrë masat e nevojshme për të penguar SHIIL që të marrë kontrollin e Irakut dhe nga ana tjetër të mos mundësohet që Irani të zgjerojë influencën e tij mbi Irakun sikurse ai ka bërë me Libanin dhe Sirinë"./
/G.S/