UASHINGTON, 27 shkurt /ATSH-AFP/ - Rritja ekonomike e SHBA-së, që u ngadalësua në tremujorin e katërt të vitit 2014 pas situatës ekonomike botërore, u rishikua në rënie, sipas vlerësimit të dytë të Departamentit të Tregtisë, publikuar sot.
Prodhimi i Brendshëm Bruto amerikan u rrit me 2,2 për qind në ritëm vjetor nga muaji tetor deri në dhjetor 2014 kundër një vlerësimi të parë prej 2,6 për qind.
Ky rishikim në rënie është padyshim pak më i lartë se parashikimet mesatare të analistëve që kishin parashikuar një rënie me 2,1 për qind.
Ngadalësimi i rritjes ekonomike amerikane në fund të vitit të kaluar reflektoi një rritje të importeve me +10,1 për qind që interpretohet si një ulje e PBB-së, por gjithashtu dhe si një ngadalësim i investimeve të ndërmarrjeve dhe një ulje e shpenzimeve publike.
Nëse ulja e çmimit të energjisë favorizon konsumin, dobësimi i sitemit ekonomik botëror dhe vlerësimi i dollarit peshojnë në tregtinë e jashtme. Ritmi i progresit të eksporteve ka shënuar ngadalësim në 3,2 për qind në fund të vitit në vend të 4,5 për qind në tremujorin e tretë dhe 11,1 për qind në tremujorin e dytë.
Për vitin 2015 ekonomistët kanë parashikuar një përshpejtim të rritjes ekonomike me rreth tre për qind./
/ec/












