SHBA ka ngritur një task forcë ndërkombëtare për të kapur asetet e elitave dhe oligarkëve rusë.
Grupi përfshin Australinë, Britaninë, Kanadanë, Japoninë, Gjermaninë, Francën, Italinë dhe Komisionin Evropian, sipas Departamentit të Thesarit të SHBA.
Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen dhe Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland zhvilluan të mërkurën takimin e tyre të parë virtual me përfaqësues të të gjitha vendeve pjesëmarrëse.
"Vetëm në tre javët e fundit, informacioni i dhënë nga zbatimi i ligjit amerikan për partnerët e huaj ka ndihmuar në ndalimin e disa anijeve të kontrolluara nga individë dhe subjekte të sanksionuara," tha Departamenti Amerikan i Thesarit, duke shtuar se anijet e sekuestruara vlejnë "qindra milionë dollarë". .
Anëtarëve të grupit të punës u është dhënë edhe një listë prej 50 personash për të përqendruar hetimet.
Lajmi kryesor:
Zelensky: Çdo bombë ngre një mur me BE! Kievi: Marrëveshja me Rusinë e mundur brenda 10 ditëve! Mblidhet Këshilli i OKB-së: Të hetohet vrasja e civilëve në Ukrainë









