SHBA, ngushtohet diferenca në
anketa mes Clinton dhe Trump
Në SHBA, kandidati republikan për president, Donald Trump shprehu mbështetje, ndonëse me vonesë, për ligjvënësit kryesorë republikanë të vendit, pas sondazheve të cilat tregojnë se ai ka mbetur prapa kandidates demokrate, Hillary Clinton.
Në SHBA, kandidati republikan për president, Donald Trump shprehu mbështetje, ndonëse me vonesë, për ligjvënësit kryesorë republikanë të vendit, pas sondazheve të cilat tregojnë se ai ka mbetur prapa kandidates demokrate, Hillary Clinton.
Sondazhi më i ri i opinionit i publikuar të premten vonë, tregon se epërsia e zonjës Clinton ndaj rivalit Trump është ngushtuar në më pak se tre për qind, nga tetë përqind që ishte të hënën e kaluar.
Megjithatë anketa të tjera ditët e fundit kanë treguar se zonja Clinton është përpara, me 48 kundrejt 33 për qind, gjë që i ka bërë disa anketues të arrijnë në përfundimin se fushata e zotit Trump duket të jetë në rrezik.
Zoti Trump mbështeti dje kandidaturën për rizgjedhje të kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan si dhe të senatorëve John McCain dhe Kelly Ayotte. Vendimi erdhi vetëm disa ditë pas komenteve të bëra prej tij se ai nuk ishte ende gati për të mbështetur zotin Ryan, një nga republikanët kryesorë të zgjedhur në një post publik.
Që nga kuvendi republikan, tensionet e zotit Trump me krerët më të lartë republikanë dhe grindja e tij e vazhdueshme me prindërit e një ushtari të vrarë mysliman amerikan janë parë si të dëmshme për mbështetjen e tij publike.
Të shtunën, zoti Trump e drejtoi përsëri vëmendjen tek rivalja Hillary Clinton, duke e kritikuar atë për serverin privat të e-mailit që përdorte kur ishte Sekretare e Shtetit, gjë që ishte në qendër të një hetimi të FBI-së.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ku po i kaloni pushimet e verës?
-
Në Shqipëri
49.4%
-
Jashtë
17.7%
-
Nuk lëviz
32.9%
Vota total: 1841
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ben Andoni: Kundërshtari i PD-së s’është Rama por ndryshimi?!
7 Gusht, 20:32
-
Macroni i bën thirrje Iranit ta shmangë përshkallëzimin në Lindjen e Mesme
7 Gusht, 20:28
-
Kryetari i Parlamentit të Ukrainës uron Spiropalin: Ju ftoj të na vizitoni! Vlerësojmë mbështetjen e Shqipërisë në luftën me Rusinë
7 Gusht, 20:09
-
Mero Baze: Himara, Shkodra e dytë e Edi Ramës
7 Gusht, 20:06
-
SHBA paralajmëron Turqinë: Mos eksportoni pajisjet tona ushtarake në Rusi
7 Gusht, 19:48
-
Kampi i refugjatëve në Gjadër, DW: S'ka kushte! Avokatët pretendojnë për shkelje të të drejtave të njeriut
7 Gusht, 19:36
-
Amerika në rënie, si Perandoria Romake?
7 Gusht, 19:32
-
Marco Reus në skuadër të re! Sulmuesi do të transferohet tek Los Angeles Galaxy
7 Gusht, 19:26
-
Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)
7 Gusht, 19:03
-
Izraeli urdhëron evakuimin e banorëve në disa zona në veri të Gazës
7 Gusht, 19:01
-
8 vatra aktive zjarri në të gjithë vendin, Ministria e Mbrojtjes: Nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara
7 Gusht, 18:47
-
'I lumtur dhe krenar që jam miku juaj', Rama duartroket ekipin e Kosovës në Lojërat Olimpike
7 Gusht, 18:31