WASHINGTON- SHBA reagojnë ndaj deklaratës së Presidentit të sapozgjedhur serb Tomislav Nikolic ku ai mohon gjenocidin serb në Srebenicë. Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit Mark Toner deklaroi se “SHBA shpreh keqardhje për këtë deklaratë, gjenocidi serb nuk është përcaktim subjektiv, por një akt kriminal i konfirmuar edhe nga Tribunali Ndërkombëtar në Hagë për ish Jugosllavinë”.
Duke iu referuar vendimeve të Hagës Toner deklaronm më tej se gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë po ashtu ka konkluduar se gjenocidi ka ndodhur në Srebenicë dhe kjo nuk mund të mohohet.
“Presidenti Nikolic ka mundësi që të krijojë një ton më konstruktiv brenda në rajon, por deklarata të tilla të pabaza lidhur me Srebrenicën dhe krimet e tjera të luftës, janë kundërproduktive në promovimin e stabilitetit dhe pajtimit në rajon”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit Toner.
SHBA–vijon deklarata- fton të gjitha palët që të ndërmarrin aksione të përgjegjshme në mbështetje të bashkëpunimit dhe pajtimit.
(ns/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com