Mary Trump, mbesa e presidentit amerikan Donald Trump, ka ftuar këtë të fundit të japë dorëheqjen duke deklaruar se ai është i rrezikshëm për Amerikën.
"Ai nuk është plotësisht i aftë ta drejtojë këtë vend dhe është e rrezikshme ta lejosh atë të jetë president" i tha ajo ABC në intervistën e parë pasi një gjykatë I kishte hequr asaj të drejtën të fliste në publik.
Familja gjithashtu më parë kishte provuar pa sukses të bllokonte botimin e librit të saj që ishte një lloj aktakuze e ashpër kundër manjatit Trump dhe gjyshit, që ajo e quan një sociopat që shkatërroi familjen.
"Ky vend është në vështirësi dhe ne duhet të marrim një vendim se kush duam të jemi dhe ku duam të shkojë ky vend," – tha Mary Trump.
Sipas mendimit të saj, karakteri dhe sjellja e presidentit Donald Trump "kërcënojnë shëndetin e botës, sigurinë ekonomike dhe strukturën sociale".
Kur u pyetën se çfarë do t’i thoshte xhaxhait të saj nëse ishte në zyrën ovale, përgjigja ishte "dorëheqje". Një përgjigje e "bazuar në atë që kam parë në tërë jetën time", siguroi ajo.