SHBA nis 22 milion vaksina drejt vendeve me të ardhura të ulëta

SHBA nis 22 milion vaksina drejt vendeve me të ardhura të ulëta

Shtetet e Bashkuara kanë nisur 22 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit në 23 shtete të tjera këtë javë, në një kohë që sondazhet kanë treguar se shumica e amerikanëve të pavaksinuar, kanë deklaruar se nuk duan të imunizohen.

Lajmi është dhënë nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki më 23 korrik dhe ajo ka deklaruar se deri në fund të javës, gati 80 milionë doza vaksine do të dërgohen nga SHBA-ja në vendet tjera.

Shtetet e Bashkuara “janë duke dhënë donacion më shumë vaksina sesa secili vend tjetër”, sipas Psakit.

Megjithatë, ende ekziston hapësirë e konsiderueshme në sasinë e vaksinave që kanë vendet e pasura kundrejt atyre që janë të varfra.

Në sondazhin me personat e pavaksinuar në SHBA të realizuar nga Associated Press dhe Qendra kërkimorë NORC, 35 për qind e të rriturve, të pavaksinuar deri tani, kanë thënë se me siguri nuk do ta bëjnë një gjë të tillë dhe 45 për qind kanë thënë se janë të bindur që nuk do të imunizohen.

Shumica prej tyre kanë thënë se dyshojnë se vaksina funksionon kundër variantit Delta, pavarësisht të dhënave se vaksinat janë tejet efektive kundër tij.

Presidenti amerikan, Joe Biden, u ka bërë thirrje amerikanëve të vaksinohen, duke thënë se koronavirusi tani është pandemi në mesin e të pavaksinuarve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur