NJU JORK - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama, zonja e parë Michelle dhe vajzat Sasha e Malia e çelën sezonin e Krishtlindjeve duke ndezur dritat e pemës së Krishtlindjeve.

Përpara një publiku të përzgjedhur, Obama numëroi mbrapsht nga pesa në zero për të shtypur butonin e dritave. Gjithçka ishte pjesë e një program televiziv të drejtuar nga aktori Neil Patrick Harris.

Në këtë eveniment merrnin pjesë personazhe të njohura të botës së artit si këngëtari Kenny Edmonds, fituesi i sezonit të 11-të të “American Idol” Phillip Phillips dhe banda muzikore “The Fray”. Ndezja e dritave të pemës së Krishtlindjeve është një traditë që daton që nga viti 1923.

(sg/shqiptarja.com)