SHBA, nisin hetimet për avionin
që u rrëzua në San Francisko

SAN FRANCISKO- Autoritetet amerikane kanë filluar tashmë hetimet për të gjetur shkakun e rrëzimit të avionit "Asiana Airlines" 214, në aeroportin ndërkombëtar të San Franciskos, ku dy persona mbetën të vrarë, ndërsa 307 pasagjerë dhe ekuipazhi mbijetuan.

FBI ka përjashtuar pistën e një sulmi terrorist, ndërkohë do të vazhdojë të bashkëpunojë me Bordin e Sigurisë Kombëtare të Transportit për të përcaktuar shkakun e incidentit.

Zyrtarët e "Asiana Airlines" kanë konfirmuar se avioni nuk kishte ndonjë problem mekanik, ashtu sikurse nuk pranojnë që shkak i rrëzimit të jetë një gabim njerëzor i pilotit, pasi sipas tyre ata janë "veteranë me përvojë".

Dëshmitarët janë shprehur se avioni pasi ishte ulur shumë afër pistës, është përplasur me një nga muret përreth detit. Pamjet televizive tregojnë avionin me bishtin e shkëputur nga trupi dhe një nga krahët që duket se është dëmtuar, ndërsa nga avioni u pa të ngrihej një shtëllungë e madhe tymi.

Ndërsa në bisedën e fundit para rrëzimit, që piloti i avionit “Asiana Air” ka pasur me kullën e kontrollit, ka folur për vështirësi dhe nevojën e një uljeje emergjente.

Një sit i huaj ka regjistruar edhe momentin kur një pilot i një avioni tjetër në fluturim, ndërhyn në bisedë dhe thotë: “Shohim disa persona që kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme. Janë gjallë!”

Fluturimi 214 u nis nga Shangai në Kinë, ndërsa para zbritjes në San Francisko bëri një ndalesë në Seul të Koresë së Jugut. Vdekja e dy adoleshentëve kinezë, në bord, është rasti i parë që ndodh në një avion të tipit “Boeing 777”, i cili ka qenë në shërbim që nga viti 1995, me një rekord të shkëlqyer të sigurisë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Kupa e Shqipërisë/ Ndryshojnë oraret e ndeshjeve, Tirana - Bylis dhe Dinamo - Erzeni

Kupa e Shqipërisë/ Ndryshojnë oraret e ndeshjeve, Tirana - Bylis dhe Dinamo - Erzeni