SHBA, një tjetër uragan godet
vendin, nuk raportohen viktima

SHBA, një tjetër uragan godet<br />vendin, nuk raportohen viktima
Një tjetër uragan ka goditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës ,me erëra të forta dhe shira. Uragani “Nate”, ka goditur me një shpejtësi ere prej 137 km/h Luizianën dhe Misisipin gjatë ditës orës së mbrëmjes së djeshme.

Më herët Luiziana, Misisipi, Alabama dhe Florida kanë dhënë alarmin për evakuim të banorëve nga frika e një përmbytjeje të mundshme për shkak të rritjes së nivelit të ujit të detit. Uragani “Nate” ka shenduar të paktën 25 viktima në Nigaragua, Kosta Rika dhe Honduras. Stuhia tropikale është fuqizuar gjatë ditës së djeshme duke arritur fuqinë e uraganeve të kategorisë së parë.

Edhe pse uragani “Nate” nuk është i ngjashëm me fuqinë e uraganit “Irma” dhe “Maria”, autoritetet vendase kanë paralajmëruar se zonat e ulta të Shteteve të Bashkuara mund të përfshihen nga përmbytje për shkak të rritjes së nivelit të detit, të cilat mund të shkaktojnë dëme të shumta.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nuk miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër

Nuk miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër