SHBA- Një pako bombë është gjetur në shtëpinë e miliarderit George Soros në Ëestchester, Neë York. Ishte një punonjës ai që e gjeti pakon dhe hapi, duke zbuluar bombën, të cilën më pas e zhvendosi në një zonë të pyllëzuar derisa autoritetet mbërritën për ta demontuar.
Sipas mediave të huaja, manjati 88-vjeçar i lindur në Hungari nuk ishte në shtëpinë e tij në kohën kur ndodhi incidenti. Pasi çaktivizuan bombën, autoritetet u shprehën se tashmë nuk kishte më kërcënim për zonën dhe se tani do të vijojnë hetimet për kapjen e autorit.
FBI për bombën në shtëpinë e Soros-it
George Soros është i njohur për përpjekjet e tij filantropike që në vitin 1979, por kontributet e tij nuk janë mirëpritur gjithmonë.
Kohët e fundit, kritikët konservatorë, e kanë akuzuar atë për financimin e fshehtë të një karvani të emigrantëve nga Amerika Qendrore për t’u futur në Amerikë. Të tjerë e kanë akuzuar se ka qënë bashkëpunëtor i nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, në një kohë kur ai ishte ende fëmijë.