Një grua në një situatë dhune në familje arriti të telefononte numrin 911 pa u kuptuar nga agresori, duke u shtirur se po porosiste një picë.

Oficerët në qytetin Oregon, në Ohio të SHBA, vlerësuan thirrjen, gjë që çoi në arrestimin e dhunuesit.

Kjo taktikë ka vite që qarkullon në internet, por ky është një rast i rrallë dhe i konfirmuar.

Një dhunë më pak në familje falë një dredhie që shpëtoi jetën e nënës.

Gruaja telefonoi në numrin 911, numri i vetëm i urgjencës, duke pretenduar se po porosiste një picë.

Agjencia amerikane e zbatimit të ligjit, që iu përgjigj thirrjes, pas një hezitimi të parë, e kuptoi dredhinë dhe reagoi...

Tim Teneyck, i Agjencia amerikane e zbatimit të ligjit, iu përgjigj gruas dhe i tha se ajo kishte telefonuar në numrin e gabuar, por pas këmbënguljes nga ana e saj, Teneyck kuptoi se dikush në familjen e saj po dhunohej.

Telefonata te numri 911

Telefonuesja - Do të doja një pizza në këtë adresë

911 – Keni thirrur 911-ën për të porositur një picë?

Telefonuesja - Po po. Jemi në një apartament

911 – Keni telefonuar gabim.

Telefonuesja - Jo, jo, jo. Ti nuk po më kupton

911 – Aha, tani ju kuptova

Gruaja gjatë telefonatës krijoi truke të ndryshme për t'i bërë agjentët e policisë të kuptonin rrezikshmërinë e situatës dhe llojin e ndihmës që duhej.

911 - A ka njeri ende atje?

Telefonuesja - Po, unë do të doja një picë të madhe

911 - Mirë. Keni nevojë për ndihmë mjekësore?

Telefonuesja - Po. Me speca

Siç raportohet nga BBC, nuk është e qartë se nga i erdhi gruas ideja e picës.

Një gjë e ngjashme ishte propozuar në një fushatë kundër dhunës në familje në Norvegji.

Katër vjet më vonë, në maj të vitit 2014, një përdorues në faqen e internetit , i cili pretendoi se ishte një operator i 911-ës, përshkroi se një viktimë te abuzimit në familje, e cila kishte telefonuar 911 –ën të porosiste një picë: "Thirrja telefonike filloi pothuajse pa kuptim, por në realitet ishte shumë serioze".