KOMBET E BASHKUARA (SHBA), 20 tetor /ATSH-AFP/- Gratë kanë një nivel arsimor më të avancuar dhe jetojnë më gjatë por më shumë se një e treta pohojnë se kanë rënë pre e dhunës, referuar një raporti të OKB-së të publikuar sot.
Ky raport në lidhje me rolin e "Grave në mbarë globin", i gjashti në këtë fushë është rezultat i pesë vite kërkimore, të përpiluara në statistika mbi aspektet kryesore të jetesës së grave dhe vajzave.
Sipas një prej autoreve, Francesca Grum, ky raport përfshin elemente të reja të paraqitura në gjuhën e shifrave në lidhje me orët e punës së papaguar të grave dhe për aktet e dhunës ndaj saj, një problematikë e cila nuk është marrë në konsideratë prej 20 vitesh.
Rezultatet e hulumtimeve në mbi 102 vende, shifra më e lartë deri më tani paraqet se më shumë se një e treta e grave kanë rënë viktimë e dhunës fizike ose seksuale në një etapë të jetës së tyre./







