Numri i viktimave ditore në SHBA nuk di të ndalet, edhe ditën e sotme janë shënuar mbi 3.000 viktima, ndërkohë që numri i rasteve pozitive është 238,189.
Javët e fundit numri mesatar ditor i rasteve të reja ka qenë 213,165. Vendi aktualisht po kalon një situatë epidemiologjike tepër të renduar dhe numri i të vdekurve ka arritur në 317,929 që nga fillimi i pandemisë.
Ekspertët e shëndetësisë janë tepër të shqetësuar pasi gjendja epidemiologjike në SHBA vetëm po përkeqësohet duke arritur përditë shifra rekord infektimesh dhe vdekjesh nga koronavirusi. Sipas tyre situata është emergjente dhe shprehin frikën se mbase do të ketë edhe një valë të tretë infektimesh në vend, duke shtuar dhe numrin e viktimave.
Ditën e enjte është diskutuar për miratimin e një vaksine alternative anti-COVID, moderna e cila ka qëllim vaksinimin e sa me shumë qytetarve.
Gjithashtu kompania australiane ka krijuar për përdorim emergjent në SHBA testet e shpejta të cilat merren pa recetë, të cilat nxjerrin rezultatin brenda 20 minutash.
SHBA është prej kohësh vendi i parë në botë i cili mban numrin më të lartë të rasteve me koronavirus ashtu edhe të viktimave.