SHBA, një zyrë në Shtëpinë e
Bardhë për Ivanka Trump

SHBA, një zyrë në Shtëpinë e<br />Bardhë për Ivanka Trump
Ivanka Trump, vajza e presidentit të SHBA do të ketë një zyrë të saj në Shtëpinë e Bardhë.

Lajmi është bërë i ditur nga punonjës të administratës, megjithëse njoftohet se 35- vjeçarja nuk do të ketë një titull zyrtar dhe asnjë rrogë përgjatë kohës që do të punojë në atë që njihet si Krahu Perëndimor.

Gjithashtu, Ivanka Trump do të ketë akses në informacione të klasifikuara. Ajo dhe do të shërbejë si një këshilluese e babait të saj, presidentit të SHBA.
 
Tashmë përveçse një dizenjuese e famshme, Ivanka ka dhe një rol të rëndësishëm në funksionimin e Shtëpisë së Bardhë, ku së bashku me bashkëshortin Jared Kushner do të qëndrojnë përkrah njeriut më të pushtetshëm në botë.
 
Megjithatë ky lajm ka ndezur debate të shumta për shkak të influencës që mund të ketë çifti tek kryetari i shtetit më të fuqishëm në botë ka ngritur pikëpyetje për konflikt të mundshëm interesi. Gjithashtu çështja ka shkaktuar debate për përfitime të mundshme të bizneseve të Trump gjatë presidencës së tij.
 
35- vjeçarja, që kur Trump mori presidencën e SHBA ka qenë e pranishme në takimet e të atit me liderët botërorë, përfshirë kryeministrin kanadez Justin Trudeau, kancelaren gjermane Merkel, kryeministrin japonez Shinzo Abe dhe ky lajm për shumë persona pritej. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë