UASHINGTON - SHBA do të njohë partinë opozitare të Koalicionit Kombëtar Sirian si një mision i huaj diplomatik në Washington. Departamenti amerikan i Shtetit bëri të ditur gjithashtu se ka gati një fond prej 27 milionë dollarë ndihma jo vdekjeprurëse për rebelët sirianë.
Lajmi u bë i ditur gjatë vizitës në Washington të delegacionit të opozitës siriane të kryesuar nga Ahmad Jarba, i cili është dhe president i koalicionit. Ditën e enjte Jarba pritet të takohet me Sekretarin amerikan të Shtetit John Kerry.
Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit Marie Harf tha se zyrat e përfaqësuesve të opozitës siriane do të konsiderohen si një mision i huaj, por shtoi se vendimi është simbolik dhe nuk nënkupton se SHBA njohin opozitën si qeveri të Sirisë.
Gjatë javëve të fundit qeveria siriane ka intensifikuar ofensivën e saj ndaj rebelëve duke bombarduar qytetet e Homsit, Damaskut dhe Aleppos. Më 3 qershor në Siri do të mbahen dhe zgjedhjet presidenciale ku Bashar al-Assad pritet të fitojë. SHBA kanë dënuar vendimin e qeverisë siriane, duke i quajtur zgjedhjet si një mashtrim.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com