SHBA/ Nuk donin të ktheheshin në Arabinë Saudite, dy motrat mbyten në lumin Hudson

SHBA/ Nuk donin të ktheheshin në Arabinë Saudite, dy motrat mbyten në lumin Hudson

Dy motrat nga Arabia Saudite, që u gjetën të mbytura në lumin Hudson në Manhatan

New York- Policia ka investiguar vdekjen e dy motrave saudite, trupat e të cilave dolën në bregun e lumit Hudson në Manhatan.

Sipas policisë, kartat e identitetit ishin të Tala Farea, 16 vjeç dhe Rotana Farea, 23 vjeç.

Dy motrat u panë për herë të fundit në Fairfax, më 24 gusht, ndërkohë që trupat e tyre u zbuluan më 24 tetor në Manhatan. Policët thanë se nuk kishte shenja dhune, dhe duket sikur ato kanë qenë gjallë në momentin kur kanë hyrë në ujë.

Vajzat kishin jetuar rreth 3 vite në SHBA, dhe dyshohet se kanë kryer vetëvrasje pasi nuk donin të largoheshin sërish për në Arabinë Saudite.

Trupat e tyre u gjetën të lidhur me njëri-tjetrin me shirit, ndërkohë që nuk dyshohet se në vdekje ka të përfshirë dhe në dijeni të tjerë persona, por megjithatë po kryhen të gjitha verifikimet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë