Kemi dëgjuar raste nga më të ndryshmet, se si janë fshehur armët në aeroport, por të sigurt se një rast të tillë nuk e kishit dëgjuar. Një burrë nga Rhode Island është arrestuar  pasi kishte fshehur armën brenda dy kavanozave me gjalpë kikiriku në bagazhin e tij.

"Pjesët e armës ishin fshehur me mjeshtëri në dy kavanoza me gjalpë kikiriku. Oficerët tanë janë të mirë në punët e tyre dhe janë të përqendruar në misionin që kanë veçanërisht gjatë periudhës së udhëtimit të ngarkuar nga pushimet”, tha punonjësi i aeroportit.

Udhëtarët që planifikojnë të marrin armë zjarri në një avion duhet të kenë lejen e nevojshme, t’i deklarojnë dhe t'i paketojnë sipas udhëzimeve të TSA. Dënimi  mund të jetë deri në15,000 dollarë.