SHBA: Nuk ka krahasim
midis Kosovës dhe Krimesë
Në një analizë krahasuese midis Kosovës dhe Krimesë, e përditshmja "The Cristian Science Monitor" në Boston, ka shpjeguar dallimet dhe argumentin që sjellë presidenti rus. Vladimir Putin dhe kundërvënien e kancelaresë gjermane, Angela Merkel, e cila e quan një krahasim ''të turpshëm''.
Në një analizë krahasuese midis Kosovës dhe Krimesë, e përditshmja "The Cristian Science Monitor" në Boston, ka shpjeguar dallimet dhe argumentin që sjellë presidenti rus. Vladimir Putin dhe kundërvenien e kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila e quan një krahasim ''të turpshëm''.
Gazeta kujton se në pranverën e vitit 1999, popullsia e Prishtinës u sulmua nga njësitë e policisë dhe ushtrisë serbe dhe u nisë drejt një eksodi përmasash biblike në drejtim Bllacës dhe Maqedonisë. Gazeta thotë se Kosova tani po merret si shembull së drejtës së Krimesë për të shpallë pavarësinë nga Ukraina.
"Ironikisht, deri para pak javësh, si Putin ashtu edhe ministri i jashtëm, Sergej Lavrov, zëshëm e quanin "të paligjshëm" precedentin e Kosovës", shkruan "Monitor".
Rruga e pavarësisë së Kosovës është përshkruar shpesh si "sui generis", që nuk dyfishohet lehtë shkruan më tej "Monitor" dhe citon juristë të ligjit ndërkombëtarë që ofrojnë dhjetëra këndvështrime se pse vota e Putinit në Krime nuk mund të jetë një paralele me Kosovën.
Sipas tyre në Kosovë ka një numër të madh krimesh të dokumentuara kundër njerëzimit. Në Krime nuk ka; Jugosllavia është shpërbërë si shtet, Ukraina jo; Udhëheqësit politik të Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare kanë rënë dakord për mbrojtjen e të drejtave për serbët, ndërsa statusi i pakicave në Krime është i paqartë; Rasti i Kosovës ka zgjatur nëntë vjet ndërsa rasti i Krimesë është i ri.
Gazeta përmend rastin unik të Kosovës që doli nga një proces që filloi në vitin 1992 me shpërbërjen e Jugosllavisë, të spastrimit brutal dhe të paligjshëm të jo serbëve në Ballkan të kryer nga aktorët shtetërorë të Serbisë, statusin diskriminues të shqiptarëve në Kosovë dhe refuzimin e tyre për të pranuar ndonjëherë Beogradin si kryeqytet.
"E gjithë kjo pati një bashkërrjedhje të pretendimeve historike, morale dhe praktike që ishin pjesë e një diskutimi ndërkombëtar që zgjati gati një dekadë dhe që përfshiu organizata rajonale (BE-në) dhe ndërkombëtare (OKB-në) me garanci dhe gatishmërinë e shume shteteve për të njohur pavarësinë e Kosovës", shkruan ndër të tjera "The Christian Science Monitor".
Marrë nga "KosovaPress"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49.7%
-
Jo
46.9%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5695
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Deklarata e përbashkët për të mbështetur Ukrainën, Partia e Melonit nuk e nënshkruan
19 Shkurt, 11:07
-
Krujë/ Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa punonte në një banesë private, humb jetën 35-vjeçari (EMRI)
19 Shkurt, 11:03
-
Goditja e grupit të drogës në Tiranë, një pjesë e të arrestuarve ishin taksistë, shpërndanin lëndën narkotike! Dozat shiteshin edhe me skuter elektrik
19 Shkurt, 10:48
-
'Arresti në burg' instrument për statistika penale? SPAK i përgjigjet PS-së me shifra: Nga 2791 persona në paraburgim, vetëm 270 hetohen nga ne
19 Shkurt, 10:46
-
'O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do', Rama vijon me postimet për Bufin, kësaj radhe i tkurrur: Thaje kënetën me votë (VIDEO)
19 Shkurt, 10:43
-
Kapet hajduti i kasafortave në Tiranë, 57-vjeçari i dënuar më parë zbulohet pas 5 vjedhjeve (VIDEO)
19 Shkurt, 10:36
-
Olsian Çela miraton masat për zgjedhjet e 11 majit: Do ngrihen seksione të posaçme në Prokurori për hetimin e krimeve elektorale, brenda 10 ditëve
19 Shkurt, 10:34
-
Operacioni antidrogë Itali-Shqipëri-Spanjë/ Tre të arrestuarit në Vlorë vëzhgoheshin prej ditësh, kishin rolin e shpërndarjes së drogës në Romë
19 Shkurt, 10:29
-
Champions League/ Katër skuadra siguruan biletat për më tej, mësohen kundërshtarët e mundshëm të tyre në fazën e 1/8-ave
19 Shkurt, 10:28
-
Disfatë totale dhe eliminim, Berat Gjimshiti: Urime për Brugge, e vështirë të gjej fjalët
19 Shkurt, 10:12
-
Operacioni 'Blic 34'/ Goditja e rrjetit të shpërndarësve të drogës pranë shkollave në Tiranë, arrestohet në Tepelenë 27-vjeçari i shpallur në kërkim
19 Shkurt, 10:07
-
Do shqyrtonte në Apel ankimimin e Ajola Xoxës, tërhiqet nga gjykimi Ilirjana Olldashi! Çështja i kalon gjyqtarit Engert Pëllumbi
19 Shkurt, 09:53