SHBA nuk lejon asnjë lehtësim sanksionesh për Korenë e Veriut

Koreja e Veriut nuk do të marrë asnjë lehtësim të sanksioneve derisa të ketë treguar hapa "të pakthyeshëm" për denuklearizimin”, paralajmëron sekretari i mbrojtjes së SHBA James Mattis.

Komentet vijnë në më pak se 10 ditë para takimit të planifikuar midis Presidentit të SHBA Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un, një takim i nivelit të lartë, në të cilin SHBA shpreson të realizojë çarmatimin bërthamor të Koresë së Veriut.

Gjatë takimit me ministrat e mbrojtjes së Koresë së Jugut dhe Japonisë sekretari amerikan i mbrojtjes Mattis u shpreh:

Ne duhet të qëndrojmë vigjilentë dhe do të vazhdojmë të zbatojmë të gjitha rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Korenë e Veriut. Koreja e Veriut do të marrë ndihmë vetëm kur të demonstrojë hapa të verifikueshëm dhe të pakthyeshm për denuklearizimin.

James Mattis

Të premten, Trump konfirmoi sërish se takimi i tij me Kim do të zhvillohet më 12 qershor.Çështja e denuklearizimit prej një kohe të gjatë ka nxitur përplasje të vazhdueshme mes ShBA-së dhe Koresë së Veriut.

Regjimi i Koresë së Veriut ka treguar historikisht mungesën e vullnetit për të hequr dorë nga aftësitë e saj bërthamore, të cilat ajo i sheh si një garanci për mbijetesë përballë kërcënimeve të SHBA-së.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë