NJU JORK - Videoja e pilotit jordanez i djegur i gjallë nga ISIS-i tregon edhe një herë barbarinë e kësaj organizate, deklaroi sot presidenti amerikan, Barack Obama lidhur me vdekjen e pilotit jordanez, të marrë peng nga ISIS-i.

"Kjo na tregon edhe një herë se ku të çon degjenerimi i një ideologjie", theksoi ai.

Ndërkohë, mbreti Abdallah i Jordanisë ndërpreu vizitën e tij në SHBA për të mbërritur menjëherë në Aman për ndjekjen e situatës së krijuar.

Grupi xhihadist islamik i ISIS-it shpërndau sot një video ku tregohet një njeri i cili digjet i gjallë në një kafaz duke konfirmuar se bëhej fjalë për pilotin jordanez të marrë peng pas rrëzimit të avionit të tij, F-16, në Siri më 24 dhjetor.

Piloti jordanez, Maaz al-Kassasbeh, po kryente një sulm kundër pozicioneve të ISIS-it në kuadër të koalicionit ndërkombëtar antixhihadist nën drejtimin amerikan, kur u mor peng nga xhihadistët.

Edhe ushtria jordaneze konfirmoi vdekjen e pilotit të saj./ATSH/

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)