Presidenti Barak Obama u shpreh se është disi optimist për të arritur marrveshjen e cila do të parandalojë çuarjen e vendit në recension. Zoti Obama u takua në Kongres me ligjvënsit më të lartë nga të dy partitë në përpjekje për të kapërcyer katastrofën fiskale.

Pikëpamjet e ndryshme politike janë pjesë e problemit që prej vitit të kaluar pasi dy partitë kryesore nuk arritën të binin dakord për shkurtime më të mëdha buxhetore në atë kohë.

“Jam disi optimist se marrëveshja mund të arrihet. Askush nuk do të fitojë 100% të atyre që do, por le të sigurohemi se familjet e shtresës së mesme dhe ekonomika amerikane, madje edhe ekonomia botërore nuk do të ndikohen negativisht sepse njerëzit nuk mund të bëjnë punën që u takon”- deklaroi Obama.

Demokratët favorizojnë një kombinim të shkurtimeve të shpenzimeve dhe rritjes së taksave ndërsa republikanët favorizojnë zvogëlimin e borxhit duke shkurtuar shpenzimet qeveritare, por duke shmangur rritjen e taksave.

Nëse nuk arihet një marrëveshje deri të hënën, taksat për të gjithë amerikanët do të ngrihen, kompensimet e papunësisë do të ndërpriten dhe do të bëhen shkurtime të thella në programet qeveritare, duke përfshirë edhe mbrojtjen. Nëse udhëheqësit e Senatit nuk mund të bien dakord, presidenti tha se do t’i kërkojë zotit Rid të miratojë një projekt-ligj që do të ndalonte shumicën e pasojave negative të të ashtuquajturës katastrofë fiskale.

Por nëse nuk arrihet një kompromis presidenti tha se i ka kërkuar Demokratit më të lartë në Senat Heri Rid për të përgatitur një projekt ligj për t’u hedhur në votë të hënën e cila parashikon ngritjen e taksave për amerikanët me të ardhura mbi 250 mijë dollarë në vit.

Kongresi ka vetëm katër ditë kohë për të arritur një marrëveshje për të parandaluar greminën fiskale që do të thotë mbi 600 miliardë dollarë rritje taksash dhe ulje drastike të shpenzimeve, të cilat do të hyjnë në fuqi më 1 Janar, duke prekur të gjithë amerikanët në të gjithë nivelet e të ardhurave nëse nuk miratohet legjislacionin e ri.

(lç/sg/shqiptarja.com)