SHBA, Obama: E nënvlerësova
ndikimin rus në zgjedhje
Presidenti në largim i SHBA-vë, Barack Obama, është shprehur se e ka nënvlerësuar ndikim që mund të kishte një ndërhyrje kibernetike e Rusisë në zgjedhjet presidenciale.
Presidenti në largim i SHBA-vë, Barack Obama, është shprehur se e ka nënvlerësuar ndikim që mund të kishte një ndërhyrje kibernetike e Rusisë në zgjedhjet presidenciale.
“Mendoj se nënvlerësova se në ç’shkallë, në këtë erë të re informacioni, është e mundur që keqinformimi, sulmet kibernetike të ndikojë tek shoqëritë tona të hapura, në sistemet tona, të depërtojnë në praktikat tona demokratike në mënyra të tilla që unë mendoj se po përshpejtohen”, është shprehur ai në një intervistë për televizionin amerikan ABC.
Obama ka deklaruar se sulmet kibernetike të Rusisë nuk janë bërë vetëm në SHBA, por për një kohë të gjatë ato kanë qenë të pranishme edhe në Evropë,ku janë parë fillimisht në ish vendet satelit të Bashkimit Sovjetik.
Ndërkohë një raport mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale në SHBA, është bërë publik nga agjencitë e inteligjencës, ku pas publikimit të tij nuk ka munguar as reagimi i presidentit të zgjedhur të Amerikës, Donald Trump,i cili është shprehur se nuk është gjetur asnjë provë se janë manipuluar rezultatet e zgjedhjeve.
Nga ana tjetër, Obama, ka treguar se ka zhvilluar disa telefonata me Trump, ku i është përpjekur t’i përcjellë mesazhin se ka një ndryshim të madh mes qeverisjes dhe bërjes së fushatës dhe se pas bërjes së betimit do të jetë në krye të institucionit më të madh në botë.
Obama dhe Trump, kanë patur disa përplasje gjatë javëve të fundit, ku Trump e ka akuzuar presidentin në largim se po krijon pengesa në transferimin e pushtetit presidencial.
Redaksia OnlineD.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lista e PS për 14 Majin me 44 rikandidime e 17 emra të rinj, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
59.7%
-
Të gabuar
27.8%
-
Nuk e di
12.4%
Vota total: 1962
Lajme të tjera
-
Berisha nga Berati: Kandidatët e ‘Primareve’ janë rreze shprese dhe burim drite! Rama i bën emërimet si Enver Hoxha
26 Mars, 19:41
-
Mero Baze: Fushata simbolike e PD në Tiranë, do t'i japë identitet betejës në gjithë vendin
26 Mars, 19:36
-
Nga miniera në treg, 83-vjeçari i palodhur nga Kukësi që 'sfidon' moshën: Me lekët e pensionit nisa biznes, do punoj sa të kem jetë
26 Mars, 19:27
-
‘Më dhemb kur Luizi ndihet keq, kam afeksion për të’, Olta bisedon me Gertin
26 Mars, 19:23
-
Po peshkonte me dinamit në liqenin e Fierzës, humb jetën 50-vjeçari në Fushë-Arrëz
26 Mars, 19:21
-
SHBA: Armët bërthamore ruse në Bjellorusi? Nuk e dimë
26 Mars, 19:17
-
Mbretëreshat e Jeruzalemit: Disa nga gratë që mbretëruan në Lindjen e Mesme në kohën e Mesjetës
26 Mars, 19:11
-
Pasojat e rënda të një harte administrative
26 Mars, 18:49
-
Pse u shmang PD nga vizitat e tij në Tiranë? Kurti: Metën e takova në cilësinë e ish presidentit, jo si kryetar partie
26 Mars, 18:24
-
Kurti pas takimeve në Tiranë: I vura në dijeni për marrëveshjen e Ohrit! Kërkojmë mbështetjen e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare
26 Mars, 18:16
-
I gjithë rrjeti zien me ngacmimet e tyre, Luizi pyet Jorin: T’i themi të gjithë shtëpisë se si njihemi? Modelja: Jo, të shikoj si vëlla tani
26 Mars, 17:55
-
DW: Simpati në Tiranë për kurajën e Albin Kurtit
26 Mars, 17:55