SHBA - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama ka emëruar ditën e sotme John Kerry, si Sekretarin e ardhshëm të Shtetit.

69-vjeçari Kerry do të zëvëndësojë Hillari Klinton e cila ka mbajtur postin e shefes së diplomacisë për 4 vjet.

Klinton lajmëroi përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit se nuk do te vazhdonte më detyrën e saj në mandatin e dytë të Presidentit Obama.


Kerry ishte kandidati humbës përballë George Ë. Bush, në zgjedhjet presidenciale të 2004-s dhe aktualisht kryeson Komisionin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit.

Emërimi i tij vjen pasi kandidatja tjetër për detyrën, ambasadorja amerikane në OKB, Susan Rice deklaroi pak ditë më parë se nuk dëshironte të merrte përsipër këtë përgjegjësi.

69-vjeçari Kerry, një veteran i luftës në Vietnam konsiderohej si një kandidat edhe në vitin 2008, përpara se të emërohej Klinton.

(eç/shqiptarja.com)