Ish presidenti i Amerikës, Barack Obama para se të largohej nga Shtëpia e Bardhë ka falenderuar stafin e tij, për punën dhe përpjekjet e tyre gjatë tetë viteve të presidencës së tij.
Obama e nisi fjalën e tij duke përdorur sloganin e fushatës së tij presidenciale të vitit 2008.
“Ju treguat forcën e shpresës”, u shpreh ai, duke shtuar: “Demokracia jonë nuk janë ndërtesat shumëkatëshe, e as monumentet, por vullneti për të punuar dhe për të bërë gjëra të mira së bashku”, ka përfunduar ai.
Barack Obama, i cili hyri në historinë e SHBA-së si president i saj i 44-tër, la Shtëpinë e Bardhë gjatë ditës së djeshme pas betimit të presidentit të ri, Donald Trump.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com