SHBA, Obama: Fjalimi i lamtumirës
në Çikago më 10 jana

SHBA, Obama: Fjalimi i lamtumirës<br />në Çikago më 10 jana
Presidenti në largim i SHBA-së, Barack Obama, është shprehur se do të mbaj në datën 10 janar në Çikago fjalimin e tij të fundit si president i SHBA-ve.
 
Në këtë fjalim, Obama do të flasë për sukseset e arritura gjatë dy mandateve të tij dhe do të jap shprehë mendimin e tij për drejtimin që po merr vendi.
 
Presidenti Obama, largohet nga posti i tij pas 8 vitesh dhe me shkallën me aprovimi prej 59% , e cila është më e larta që një president i Amerikës ka marrë ndonjëherë.
 
Ndërkohë, presidenti i zgjedhur Donald Trump, i cili kryen betimin si president më 20 janar, ka lajmëruar për shfuqizimin e disa reformave themelore të administratës Obama.
 
Fjalimi  i 10 janarit është një vazhdimësi e një tradite të presidentëve amerikan që prej kohës së George Washington, 1796, ku presidenti që largohet i drejtohet popullit edhe një herë përpara largimit nga Shtëpia e Bardhë.
 
Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, presidenti Obama dhe zonja e parë Michelle, do të qëndrojnë në Uashington deri në  vitin 2019, kohë kur vajza e tyre mbaron shkollën e mesme.
 
Obama është i pari president që prej 1 shekulli që qëndron në Uashington pas largimit nga Shtëpia e Bardhë.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf