SHBA - Presidenti Barack Obama u bëri thirrje ligjvënësve në Kongresin amerikan të miratojnë ligjin e emigracionit që po diskutohet në Senat. Vërejtjet e Obamës në Shtëpinë e Bardhë lanë të nënkuptohej që t’i jepet përparësi kësaj çështje e cila është një nga prioritetet kryesore të politikave të mandatit të tij të dytë.

Projektligji që do të pajisë me dokumenta të rregullta emigrantët që jetojnë në SHBA pritet të miratohet nga fundi i qershorit. Projektpropozimi prej 900 faqesh "Sigurimi i Kufijve, mundësi ekonomike dhe Modernizimi i Aktit të Emigracionit," përbën një kthesë të rëndësishme nga ligji 27-vjeçar i emigracionit dhe ka hasur kundërshtimin e fortë nga republikanët që dominojnë Senatin.

Obama, i cili fitoi zgjedhjet e dyta presidenciale falë mbështetjes së fortë nga elektorari latin, ka bërë reformën e imigracionit një përparësi kryesore të mandatit të tij të dytë.
“Kongresi duhet të veprojë dhe se tani është momenti",-tha Obama në fund të konferencës për shtyp. Shumë amendamente priten të debatohen gjatë disa javëve të ardhshme.

Redaksia Online
(l.c/b.y/shqiptarja.com)