UASHINGTON, 18 shkurt /ATSH-DPA/ - Lufta kundër terrorizmit nuk mund të fitohet vetëm me anë të forcës, por do të kërkojë dhe sfidimin e ideologjisë ekstremiste, deklaroi presidenti amerikan, Barack Obama."Ne e dimë se vetëm forca ustarake nuk mund ta zgjidhë këtë problem. As fakti se ne mund t'i eliminojmë terroristët që vrasin civilët e pafajshëm", shkruan Obama në një editorial në gazetën "Los Angeles Times"."Ne duhet të përballemi me ekstremistët e dhunshëm, propagandistët dhe rekrutët, të cilët mbase nuk përfshihen drejtpërdrejt në sulme, por radikalizojnë, rekrutojnë dhe nxisin të tjerët për të vepruar në këtë mënyrë", thekson presidenti amerikan.Shtëpia e Bardhë po zhvillon një samit triditor kushtuar ekstremizmit të dhunshëm me fokus në fuqizimin e komunitetit për të mbajtur larg të rinjtë nga bashkimi me grupet terroriste si Shteti Islamik.
"Bota duhet t'u ofrojë të rinjve të sotëm diçka më të mirë", përfundon Obama./ a.jor.







