SHBA, Obama: Marihuana
të trajtohet si duhani dhe alkoli

SHBA, Obama: Marihuana<br />të trajtohet si duhani dhe alkoli
Sipas presidentit në ikje Barack Obama, përdorimi i marihuanës duhet të trajtohet njësoj sikurse përdorimi i duhanit dhe alkolit.

Në një intervistë të dhënë për “Rolling Stone” Obama e përcaktoi situatën në SHBA si të paqëndrueshme.

“Kam qënë përherë shumë i qartë se duhet të dekurajojmë abuzimin e cdo lloj substance. Mendoj se marihuana duhet të përdoret si një cështje e shëndetit public sic bëmë me duhanin dhe alkolin” u shpreh Obama.

Edhe më parë në vitin 2014 në të njëjtën revistë kreu i Shtëpisë së Bardhë është shprehur se marihuana është më pak e rrezikshme se alkoli duke patur parasysh konsumatorët.

Në intervistë ai kujtoi sesi duhet ndryshuar ligji mbi marihuanën dhe nuk është dicka që mund ta bëjë vetëm presidenti por ka nevojë për bashkëpunim.

Redaksia Online
(E.M/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)