SHBA - Presidenti amerikan Barack Obama ka paralajmëruar për "Krishtlindje Kurnace" nëse lehtësitë për taksat për familjet e mesme nuk rinovohen, për të shmangur të ashtuquajturën “shkëmbi fiskal”.
Obama i bëri këto komente në përpjekje për të fituar mbështetjen e publikut për planin e tij, gjatë një vizite në një fabrikë lojërash në Pensilvani.
Të premten, presidenti amerikan vizitoi fabrikën Rodon Group, ku prodhohen pjesë për lodrat e fëmijëve dhe në fjalimin e mbajtur ai deklaroi se kjo ishte tipi i kompanisë që varet tek klientët e klasës së mesme, dhe se do të ishte e dhimbshme nëse amerikanët e zakonshëm do të përballen me rritje të taksave.
Gjithashtu, presidenti amerikan u shpreh se, nëse Kongresi nuk e zgjat lehtësimin e taksave, që përfundon së shpejti, për klasën e mesme, atëherë do të jetë sikur ata të marrin një “kokër qymyri” për Krishtlindje dhe “Këto janë Krishtlindje kurnace”.
Obama dhe demokratët po diskutojnë me kongresmenët republikanë në lidhje me implementimin e “shkëmbit fiskal”, një kombinim mes rritjes së taksave dhe shkurtimit të shpenzimeve, që pritet të zbatohet në janarin e ardhshëm.
Por zëdhënësi i republikanëve Xhon Boehner, tha se bisedimet me Shtëpinë e Bardhë nuk patën gati asnjë rezultat. Ai tha se plani i Presidentit Obama për të rritur 1.6 trilion dollarë të ardhurat në 10 vitet e ardhshme nuk ishte një propozim serioz".
Ekonomistët paralajmërojnë se plani për rritjen e taksave dhe shkurtimet e shpenzimeve që pritet të hyjë në fuqi më 1 janar mund të dërgojë përsëri SHBA-n në recesion.
(lc/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com