/ATSH-AFP/ - Presidenti amerikan, Barack Obama përshëndeti Justin Trudeau, i cili do të bëhet kryeministër i Kanadasë pas fitores së partisë së tij në zgjedhjet legjislative. Gjatë bisedës telefonike ata kanë biseduar për bashkëpunimin në fushat e mjedisit dhe tregtisë.
"Obama dhe Trudeau ranë dakord se ishte i rëndësishëm thellimi akoma më shumë i marrëdhënieve mes Kanadasë dhe SHBA-së", theksoi një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, nën kushtet e anonimatit.
"Ata janë angazhuar për të punuar së bashku për arritjen e një marrëveshjeje afatgjatë dhe ambicioze për klimën në Paris, në muajin dhjetor", shtoi ai.
"Presidenti amerikan, Barack Obama i ka uruar sukses kryeministrit të ardhshëm të Kanadasë, Justin Trudeau", theksoi zyrtari i Shtëpisë së Bardhë.
/Shqiptarja.com