SHBA, Obama zgjat me një vit
sanksionet ndaj Rusisë për Krimen

SHBA, Obama zgjat me një vit<br />sanksionet ndaj Rusisë për Krimen
Presidenti në largim i SHBA-së, Barack Obama, ka zgjatur me një vit fuqinë e sanksioneve të vendosura nga Amerika ndaj Rusisë për ndërhyrjen e saj ushtarake në Ukrainë dhe aneksimin e rajonit të Krimesë.

Ndërkohë presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se me menjëherë pas marrjes së zyrës presidenciale do t’i rishikojë edhe njëherë sanksionet e vendosura nga SHBA-ja kundër Rusisë.

“Përdorimi i forcës nga ana e Rusisë në Ukrainë, është një kërcënim për paqen, sovranitetin dhe stabilitetin”, është shprehur Obama gjatë njoftimit të zgjatjes së kohës së sanksione, duke shtuar se ky vendim ka ardhur si pasojë e rritjes së kërcënimit rus, i cili cenon edhe sigurinë kombëtare dhe politikat e jashtme të SHBA-ve.

Sanksionet amerikane të vendosura ndaj Rusisë për ndërhyrjen ushtarake në Ukrainë, nuk do të kishin më fuqi pas 17 marsit të 2017, ndërkohë me këtë kohëzgjatje,  ato mbeten në fuqi deri më 17 mars të vitit 2018.

Redaksia Online
D.T/Shqipatarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

'Bomba' e

'Bomba' e "The Telegraph": Udhëheqësi i Hamasit u vra nga agjentët iranianë, me urdhër të Mossad!