SHBA ofroi 3 milionë dollarë për arrestimin e tij, kapet në Meksikë bashkëpunëtori i 'El Chapo-s'

SHBA ofroi 3 milionë dollarë për arrestimin e tij, kapet në Meksikë bashkëpunëtori i 'El Chapo-s'

Pamje nga vendi i arrestimit dhe Nestor Isidro Perez Salas

Garda Kombëtare meksikane ka kapur ditën e djeshme (22 Nëntor) Nestor Isidro Perez Salas, ose i njohur ndryshe si "El Nini", i cili akuzohet se drejtonte sigurinë për fraksionin e Kartelit Sinaloa të kryesuar nga djemtë e themeluesit "El Chapo".

I njohur nga agjentët amerikanë kundër narkotikëve, si një nga figurat më të pamëshirshme meksikane të drogës, Perez Salas u arrestua në Culiacan, zemra e kartelit Sinaloa, dhe u dërgua në qytetin e Meksikos, sipas të dhënave të paraburgimit të qeverisë.

Ai akuzohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit se ka punuar për Ivan Archivaldo Guzman për të udhëhequr "Ninit", një grup i dhunshëm i personelit të sigurisë për vëllezërit Guzman, i njohur gjithashtu si "Los Chapitos".

Gjykatat amerikane kanë paditur Perez Salas me një sërë akuzash në lidhje me rolin e tij të dyshuar në krye të aparatit të sigurisë së Chapitos, duke përfshirë konspiracionin e trafikut të kokainës dhe metamfetaminës, posedimin e mitralozëve dhe hakmarrjen e dëshmitarëve. Departamenti i Shtetit kishte ofruar deri në 3 milionë dollarë për informacion që të çonte në arrestimin e tij.

Kapja e Ninit vjen më pak se një javë pasi presidenti amerikan Joe Biden u takua me homologun e tij meksikan Andres Manuel Lopez Obrador, raporton Reuters.

“Ne po punojmë krah për krah për të luftuar trafikun e armëve, për të trajtuar krimin e organizuar dhe për të trajtuar epideminë e opioideve, përfshirë fentanilin”, tha Biden.

SHBA dhe Meksika ranë dakord gjithashtu me Kinën javën e kaluar për të frenuar rrjedhën e kimikateve pararendëse të fentanilit nga vendi aziatik. Karteli Sinaloa është kryesisht përgjegjës për fluksin e madh të fentanilit në SHBA në vitet e fundit, pretendon Administrata Amerikane e Zbatimit të Drogës.

Në janar, autoritetet meksikane kapën Ovidio Guzman në Sinaloa dhe e ekstraduan atë në Shtetet e Bashkuara në shtator. Tre vëllezërit e tjerë Guzman, të cilët dyshoheshin se ishin udhëheqës të Los Chapitos - duke përfshirë personazhin- Ivan mbeten të lirë.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kakavijë/ Kapen dy persona në hyrje të Shqipërisë, ishin të shpallur në kërkim për plagosje me dashje dhe pjesëmarrje në grup kriminal

Kakavijë/ Kapen dy persona në hyrje të Shqipërisë, ishin të shpallur në kërkim për plagosje me dashje dhe pjesëmarrje në grup kriminal