Shtetet e Bashkuara të Amerikës ofrojnë 25 milionë dollarë shpërblim për arrestimin e kreut të Shtetit Islamik (ISIS)  Abu Bakr al-Baghdadi. 

Hera e fundit që truri i ISIS u paraqit publikisht ishte më 5 korrik të 2014-ës në një xhami të qytetit të dytë më të madh të Irakut, Mosul. 

SHBA deklaroi gjatë kësaj të premte se do të dyfishojnë në 25 milionë dollarë, shumën e ofruar për shpërblim ndaj kujtdo që jep informacione për liderin e grupit xhihadist.

Fillimisht DASH kishte ofruar 10 milionë dollarë për "kokën" e Bagdadit, i cili është shpallur në kërkim që prej tetorit të vitit 2011-të. 

Baghdadi, është një irakian ndërsa emri i vërtetë i tij është Ibrahim al-Samarrai. Ai synon të krijojë Shtetin Islamik (ISIS) në një territorit të kontrolluar nga xhihadistët ndërmjet Irakut dhe Sirisë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com