SHBA, operacion kundër emigrantëve
të paligjshëm, qindra të arrestua

SHBA, operacion kundër emigrantëve<br />të paligjshëm, qindra të arrestua
SHBA-Autoritetet në Shtetet e Bashkuara  të Amerikës kanë arrestuar qindra imigrantë që banonin në SHBA pa dokumenta.

Ndërkohë autoritetet kanë deklaruar se këto arrestime nuk kanë asnjë lidhje me urdhrin ekzekutiv të presidentit Trump.

Po flasim për persona që përbëjnë kërcënim për sigurinë publike apo për integritetin e sistemit të imigracionit”, është shprehur Gillian Christensen, zëdhënëse e Departamentit të Sigurisë Kombëtare.

Operacioni për arrestimin e emigrantëve të cilët nuk janë të pajisur me dokumentacionet e duhura për të qëndruar në SHBA, janë përqëndruar në Los Angeles, New York,
Chicago, Austin si dhe disa qytete të tjera të cilat njihen si vatra të emigrantëve ilegal.

Presidenti Donald Trump, gjatë muajit të kaluar firmosi një urdhër ekzekutiv për marrjen e masave për 11 milionë emigrantët e paligjshëm që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj! Të ardhruat për frymë arrijnë 1.1 mln lekë

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj! Të ardhruat për frymë arrijnë 1.1 mln lekë