NJU JORK, 29 qershor /ATSH-ANSA/ - Ahmed Abu Khattala, libiani i arrestuar nga forcat speciale amerikane dhe i akuzuar për organizimin e sulmeve kundër konsullatës amerikane në Bengazi, u shpall i pafajshëm nga një gjykatë federale në Uashington ndaj kësaj akuze, por u shpall fajtor për mbështetje të terrorizmit. "Bëhet fjalë për një sërë akuzash dhe pas akuzës së parë do të procedohet me akuzat e tjera që rëndojnë mbi të", thanë burime nga gjykata. Burime të tjera thanë se prokurorët nuk kanë ndërmend të zbulojnë dokumentet e tyre, pasi janë në kërkim të dëshmitarëve të tjerë./ a.jor.
/Shqiptarja.com











