SHBA përgatitet për sulm ndaj Koresë
së Veriut, arma më e fuqishme

SHBA përgatitet për sulm ndaj Koresë<br />së Veriut, arma më e fuqishme<br>
Ushtria amerikane është duke u përgatitur për të hedhur “babanë e të gjitha bombave” (FOAB) – arma më e fuqishme jo-bërthamore në arsenalin e saj – mbi Korenë e Veriut, shkruajnë mediat e huaja.

Në prill të vitit të kaluar, ushtria amerikane ka shpërthyer një GBU-43 / B, të quajtur “nëna e të gjitha bombave” mbi tunelet e ISIS-it në Afganistan.

E pamjet dramatike të sulmit të jashtëzakonshëm – hera e parë që bomba e tillë ishte përdorur në fushën e betejës – kanë habitur botën.

Zhvilluar nga Laboratori Kërkimor i Forcave Ajrore, MOAB u përshkrua nga analistët si arma më e madhe jo-bërthamore në arsenalin amerikan në atë kohë.

Megjithatë, një tjetër eksploziv kolosal që quhet “GBU-57 Massive Ordnance Penetrator” (MOP), ka tejkaluar MOAB, sipas Michael Klare, profesor i paqes dhe studimeve të sigurisë në Universitetin Hampshire.

Arma apokaliptike, e njohur si “babai i të gjitha bombave” (FOAB), është e mbushur me rreth 14 ton eksplozivë – më e rëndë se dy elefantë afrikanë.

Fillimisht, po sipas mediave të huaja, Pentagoni synonte të përdorte FOAB për të shkatërruar objektet bërthamore nëntokësore në Iran.

Tani, mes tensioneve të nxehta në gadishullin Korean, “GBU-57 është duke u përgatitur për përdorim kundër Koresë së Veriut”, ka thënë Klare, një komentator i mbrojtjes.

Sipas tij, ushtria amerikane po planifikon të përdorë FOAB-të për të shkatërruar “kabinën” e Kim Jong-un-it të armëve bërthamore nëntokësore.

Ai ka shkruajtur: “Nuk është sekret që Departamenti i Mbrojtjes është duke u përgatitur për sulme të mundshme parandaluese në objektet bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut, që supozohet se kanë për qëllim parandalimin e regjimit Kim Jong-un në Phenian nga hedhja e një rakete balistike interkontinentale (ICBM) bërthamore mbi kontinentin amerikan”.

Siç thuhet më tej, duke cituar atë, FOAB mund të jetë “zgjidhje” për problemin e provokimit të “hakmarrjes masive” nga Koreja e Veriut që mund të rezultojë me një “numër të madh të viktimave civile”.

Ndërkohë, po sipas mediave të huaja, tri bomba të fshehta B-2 u dërguan në bazën ajrore Andersen në territorin e Shteteve të Bashkuara të Guam – vetëm disa kilometra nga Koreja e Veriut – në janar.

Gjithashtu, shtohet më tej, Forca Ajrore e SHBA-së rregullisht dërgon avionë ushtarakë në ishull, në Paqësorin Perëndimor, për shfaqje rutinë të fuqisë së saj të zjarrit.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit