Sipas disa burimeve paraprake të paktën një person ka humbur jetën dhe 5 të tjerë janë plagosur të cilët janë dërguar në spital, një prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Pjesëtarët e Kongresit Amerikan po udhëtonin drejt Virxhinias Perëndimore bashkë me familjarët e tyre të cilët muk kanë pasur lëndime të rënda.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders konfirmoi në një deklaratë se si pasojë e aksidentit kishte humbur jetën një person, emri I të cilit ende nuk bëhet i ditur.
Kompania Amtrak njoftoi se aksidenti kishte ndodhur në 11 e 20 të orës lokale.
Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com









