SHBA paguan 50 mijë USD për çdo
viktimë të masakrës në Kandaha

SHBA paguan 50 mijë USD për çdo <br />viktimë të masakrës në Kandaha
TIRANE – Dy javë pas masakrës së civilëve afganë në provincën jugore të Kandaharit, të kryer nga një ushtar amerikan, që i kushtoi jetën 17 personave, Ushtria e Shteteve të Bashkuara i ka paguar një dëmshpërblim familjeve të viktimave. “Amerikanët kanë paguar 50 mijë dollarë për çdo afgan të vrarë”, bëri të ditur dje Agha Lalai, një anëtar i këshillit provincial të Kandaharit. Ndërsa secili prej të plagosurve ka marrë 11 mijë dollarë.

Qeveria e Presidentit Hamid Karzai fillimisht kishte dëmshpërblyer familjet e viktimave me 2mijë dollarë secilin dhe nga 1 mijë për të plagosurit. SHBA e ka konfirmuar pagesën e dëmshpërblimit por nuk ofruan të dhëna mbi shumën e saktë.

Të premten e kaluar, autori i tragjedisë, Robert Bales, u akuzua zyrtarisht për 17 vrasje. 38-vjeçari amerikan duhet të përgjigjet edhe për tentativë vrasje në 6 raste të tjera. Në masakrën e 11 marsit u vranë 9 fëmijë, 4 gra dhe 4 burra të një fshati në jug të Afganistanit.

Shumë detaje, përshi këtu motivet e ngjarjes, nuk janë bërë publike nga autoritetet. Në pritje të procesit, Bales aktualisht ndodhet i burgosur në bazën e Fort Leavenworth, në Kansas të SHBA.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim