TIRANE- SHBA ka ndihmuar Shqipërinë me pajisje ushtarake për Forcat e Armatosura. Ambasadori Donald Lu u shpreh se “SHBA iu përgjigj kërkesës suaj drejtuar NATO-s për pajisje ushtarake. Dërgesa e parë ka vlerë mbi 600.000 dollarë. Ne jemi krenarë që ju ndihmojmë të shpëtoni jetë” deklaroi ambasadori amerikan. Dërgesa e parë me pajisjet për përballimin e fatkeqësive natyrore erdhi nga Livorno.
Një dërgesë e dytë nga Xhorxhia do të vijë së shpejti. “Besojmë në heroizmin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe jemi krenarë t’i mbështesim ata në misionin e tyre për të shpëtuar jetë këtu në shtëpi dhe jashtë vendit. Këto pajisje janë pjesë e një përpjekjeje shumëpalëshe për të ndihmuar partneren dhe aleaten tonë të ngushtë në aftësinë për t’iu përgjigjur fatkeqësive natyrore në të ardhmen”, tha Majori Joshua Glendening, shefi i Zyrës për Bashkëpunimin Ushtarak e SHBA në Shqipëri.
/Shqiptarja.com

“Ne do të vazhdojmë të kërkojmë mundësi bashkëpunimi me qeverinë shqiptare, për të ndihmuar me shërbimet e emergjencës që nevojiten në prag përmbytjesh apo zjarresh rajonale në pyje”. Pajisjet dhe ndihmat, me vlerë totale mbi 600,000 USD, përfshijnë 4 zadra shpëtimi, 126 kostume polumbari, 10 gjeneratorë të mëdhenj ushtarakë, 1671 batanije, 600 dyshekë alpin, 100 ngrohëse dhe 15 çadra.
d.b/shqiptarja.com