Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka përshëndetur miratimin nen për nen të reformës në drejtësi, në komisionin e posaçëm parlamentar. Në një deklaratë për mediat, ambasada e SHBA thekson se “paketa e projekt-amendamenteve ka mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian”.
“Shtetet e Bashkuara mirëpresin miratimin e projekt-amendamenteve kushtetuese nga Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi i Parlamentit të Shqipërisë. Ky është një hap i rëndësishëm për të shtruar rrugën e miratimit të plotë të një reforme të thellë dhe domethënëse të sistemit të drejtësisë të Shqipërisë. Paketa e projekt-amendamenteve ka mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian”, thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA.
Gjithashtu, ambasada amerikane thekson se “nxit dialogun midis qeverisë dhe opozitës për të zgjidhur çështjen e fundit të mbetur për të cilën kanë mosmarrëveshje dhe nxisim të gjithë anëtarët e parlamentit të votojnë në favor të kësaj reforme”. “Një vote për këtë reformë është një vote në favor të lëvizjes së Shqipërisë përpara në rrugën e saj drejt integrimit në BE dhe një të ardhmeje më të fortë euro-atlantike”, thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA.
/Shqiptarja.com