Aktorja amerikane 33-vjecarja Stevie Ryan është gjetur e vdekur të shtunën në shtëpinë e saj në Los Angeles. 33-vjeçarja dyshohet se ka var veten.
 
Ryan, e njohur për serinë e saj Little Loca YouTube dhe për imitimet e njerëzve të famshëm, kishte paralajmëruar vrasjen e saj me anë të një postimi në Instagram.

Ajo i kishte bërë një dedikim për gjyshin e saj i cili kishte vdekur pak kohë më parë.
 
“Burri i ëndrrave të mia i cili do të mbetet gjithmonë në ëndërrat e mia. Unë do të takoj së shpejti. Të dua shumë gjyshi im,”-shkruan aktorja.

Ryan ka drejtuar një program rreth depresionit të quajtur “Mendërisht (i sëmurë)”.

Në episodin e fundit ajo ka diskutuar edhe për vdekjen e gjyshit të saj:

“Jam shumë e shqetësuar se kjo do të më dërgojë në një depresion të thellë, u shpreh në atë kohë aktorja.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com