WASHINGTON - SHBA-ja ka paralajmëruar shtetasit amerikanë të mos udhëtojnë në Egjipt pasi vendi është pëfshirë nga trazira të mëdha politike.
Departamenti i Shtetit tha se kishte "autorizuar largimin nga Egjipti e një numri të kufizuar jo të domosdoshëm të stafit diplomatik dhe anëtarëve të familjes së ambasadorit në ambasadën amerikane.
Departamenti i Shtetit i kërkoi gjithashtu shtetasëve amerikan në Egjipt "të mbeten vigjilent".
Paralajmërimi erdhi pasi të paktën tre njerëz - duke përfshirë një shtetas amerikan mbetën të vdekur dhe 140 të tjerë të lënduar në Aleksandri nga përleshjet mes përkrahësve dhe kundërshtarëve të presidentit Mohamed Morsi.
Tensionet janë në rritje pasi është planifikuar një tubim masiv nga opozita ditën e dielën, për të kërkuar largimin e tij.
E diela shënon vitin e tij të parë në detyrë si presidenti i Egjiptit.
Morsi, një anëtar Partisë Vëllazërisë Myslimane, u bë presidenti i parë i Egjiptit islamik më 30 qershor 2012 ku pas fitores së tij, zgjedhjet konsiderohen si të lira dhe të ndershme.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com