SHBA paralajmëron qytetarët e saj
në Kosovë: Kujdes gjatë Pashkëve!

SHBA paralajmëron qytetarët e saj<br />në Kosovë: Kujdes gjatë Pashkëve!
PRISHTINË- Zyra për Siguri Diplomatike e Departamentit Amerikan të Shtetit ka paralajmëruar qytetarët e saj që gjatë festës së Pashkëve të bëjnë kujdes pasi disponon informacione që kanë të bëjnë me kërcënime ndaj objekteve të krishtera në Kosovë. Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një deklarate nga Ambasada Amerikane në Kosovë.

Sipas deklaratës për mediat, Ambasada Amerikane disponon informacione “që kanë të bëjnë me kërcënime ndaj objekteve fetare të krishtera në Kosovë.”

Është hera e parë që një organizatë ndërqeveritare amerikane u bënë thirrje të kësaj natyre qytetarëve amerikanë në Kosovë në prag të njërës nga Festat më të mëdha të krishtera, siç janë Pashkët, ndërkaq aludimi është shumë i qartë për të gjithë ata që përcjellin ‘evoluimin dhe involvimin’ e disa segmentëve të shoqërisë kosovare. 

Një deklaratë të Këshillit konsultativ për Siguri Jashtë në muajin shkurt,  gjithashtu këshillonte qytetarët amerikanë për vigjilencë dhe tërhiqte vërejtjen për ‘rritjen e islamizmit ekstremist në Kosovë, në veçanti jashtë Prishtinës.’ 

“Festat e Pashkëve janë të një rëndësie të veçantë fetare për komunitetet e krishtera, katolike dhe ortodokse dhe pritet që në vendet e tyre të lutjeve të jenë dukshëm me më shumë njerëz se sa normalisht. Duke pasur parasysh kërcënimet e herëpashershme kundër institucioneve fetare në Kosovë, sidomos ndaj kishave në qendrat urbane, Ambasada e SHBA dëshiron t’u tërheq vëmendjen qytetarëve amerikanë në Kosovë që të jenë vigjilentë dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë tek Policia e Kosovës,” thuhet në deklaratë për qytetarët amerikanë që janë apo planifikojnë të udhëtojnë këtyre ditëve në Kosovë.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike