Situata në aeroportet e Mbretërisë së Bashkuara paraqitet krejtësisht normale, pas paralajmërimeve të SHBA-ve për një kërcënim të mundshëm terrorist.
SHBA shpreh shqetësim se pjesëtarë të Al-Kaedës në Siri dhe Jemen po punojnë për të hartuar një plan për sulme të amerikanëve që udhëtojnë nga Mbretërinë e Bashkuar, sulme që mund të shmangen nëpërmjet përforcimit të kontrolleve rutinë në aeroporte.
Ndërkohë policia në Ugandë ka rritur sigurinë pas kërcënimeve për një sulm të planifikuar në aeroportin kryesor të saj. Masat e reja do të prekin edhe aeroporte të tjera në Europë dhe Lindjen e Mesme me anë të fluturimeve të drejtpërdrejta në Shtetet e Bashkuara.
Rrjeti televiziv i BBC citon një zyrtar të Departamentit të Sigurisë Kombëtare amerikane i cili thekson se aviacionet mbeten shënjestra kryesore për terroristët që përpiqen të shmangin kontrollet rutinë për të kryer sulme terroriste në botë. Raportohet se deri më tani, forcimi i kontrolleve nuk ka çuar në vonesa.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO