SHBA paralajmëron Phenianin për pasoja nëse furnizon me armë Rusinë

SHBA paralajmëron Phenianin për pasoja nëse furnizon me armë Rusinë

Shtetet e Bashkuara u shprehën të shqetësuara mbi mundësinë që Koreja e Veriut të furnizojë me armë Rusinë, për agresionin që ka ndërmarrë ndaj Ukrainës, ndërsa po shtohen të dhënat se bisedimet mes dy vendeve mbi këtë çështje po përparojnë ndjeshëm. Nënpresidentja Kamala Harris tha se një takim i mundshëm mes Presidentit Putin dhe udhëheqësit Kim Jong Un, gjatë këtij muaj, për të diskutuar rreth armëve, do të ishte një hap i pamenduar mirë.

Nënpresidentja Kamala Harris tha në një intervistë për agjencinë e lajmeve Associated Press se Uashingtoni po i ndjek me kujdes veprimet e Rusisë dhe Koresë së Veriut. Duke folur nga Idonezia, ku mori pjesë në takimin e nivelit të lartë të vendeve të Azisë Juglindore, zonja Harris tha se lëvizja e Moskës për t’iu drejtuar për bisedime Phenianit dëshmon dështimin e saj në agresionin ndaj Ukrainës.

“Çdo bashkëpunim mes Rusisë dhe Koresë së Veriut mbi furnizimin me armë të Moskës do të ishte një hap i pamenduar mirë. Në Konferencën e Mynihut deklarova në emër të Shteteve të Bashkuara se Rusia ka kryer krime kundër njerëzimit dhe se ç’do të thotë që një vend t’i japë armë një vendi që ka kryer krime kundër njerëzimit dhe çfarë pasojash do të kishte duke pasur parasysh se do të përdoreshin ndaj depove të grurit e më tej, lista është e gjatë. Pra, është një veprim i nxituar dhe unë jam e shqetësuar për këtë. Ne jemi të shqetësuar për këtë. Do të vazhdojmë të mbikqyrim situatën, natyrisht, për të mbajtur përgjegjëse Rusinë dhe Korenë e Veriut”, tha zonja Harris.

Uashingtoni thotë se bisedimet për armët mes Rusisë dhe Koresë së Veriut po përparojnë në mënyrë aktive.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan paralajmëroi të martën udhëheqësin koreanoverior Kim Jong Un se vendi i tij do të paguajë një çmim për furnizimin e Rusisë me armë, që ajo do t’i përdorë në Ukrainë.

“Furnizimi i Rusisë me armë që t’i përdorë në luftë për të sulmuar depot e grurit dhe infrastrukturën e ngrohjes së qyteteve të mëdha, për ta ndihmuar atë në përpjekjet për të pushtuar territorin që i përket një kombi tjetër sovran do ketë pasoja për Korenë e Veriut. Ajo të paguajë një çmim për këtë në komunitetin ndërkombëtar”, u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan.

Kremlini refuzoi të martën të bënte komente mbi deklaratat e zyrtarëve amerikanë se udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jon Un planifikon të udhëtojë drejt Rusisë këtë muaj për t’u takuar me Presidentin Putin dhe për të diskutuar për furnizimet me armë për Moskën.

Nëse ky udhëtim do të realizohet, do të ishte vizita e parë jashtë vendit e udheheqësit korenaoverior dhe e para që nga nisja e pandemisë së koronavirusit.

Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergeiu Shoigu tha të hënën se dy vendet po diskutojnë mundësinë për të kryer stërvitje të përbashkët ushtarake./VOA

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Skenderi: 06/09/2023 18:29

    Shba eshte bere si barange e vjeter nuk ja var njeri trapin , per pak kohe do te shperbehet si shtet se i iku koha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër