SHBA paralajmëron Rusinë: Do dërgojmë trupa në Europën Lindore nëse pushton Ukrainën
Joe Biden dhe Vladimir Putin
SHBA ka paralajmëruar se do të dërgojë përforcime në Europën Lindore në rast se Rusia do të tentojë të pushtojë Ukrainën. Në prag të bisedimeve mes Joe Biden dhe Vladimir Putin, SHBA bëri të qartë po ashtu se do të vendosen edhe sanksione të rënda ekonomike.
Takimi i dy liderëve pritet të zhvillohet pas një jave, ku sipas mediave të huaja, Biden do t'i bëjë të qartë Putin se SHBA nuk do të ndalojë anëtarësimin e ardhshëm të Ukrainës në NATO.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, foli të hënën me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, dhe përsëriti "mbështetjen e palëkundur" të Uashingtonit përballë "agresionit rus", tha Departamenti amerikan i Shtetit.
Me rreth 100,000 trupa ruse të mbledhura tashmë në kufi me Ukrainën, kjo është kriza më e keqe që nga viti 2015.
Rusia praktikisht ka ngrirë kontaktet e drejtpërdrejta me qeverinë e Ukrainës dhe Zelenskiy, të cilin e ka akuzuar se po përgatit sulm kundër rajoneve të Ukrainës juglindore të kontrolluara nga forcat e mbështetura nga Rusia. Ukraina i ka mohuar me forcë pretendimet.
Sipas analistëve, Moska po kërcënon për të nisur një ofensivë ushtarake në shkallë të gjerë, megjithëse ka vlerësime të ndryshme se sa e mundshme është një ofensivë ruse dhe çfarë mund ta shkaktojë atë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.5%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.8%
Vota total: 1556
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Trazirat politike në botë mund të sjellin telashe për ekonominë globale në 2025', analiza e CNN: Ja ndikimi i presidentit Trump
27 Dhjetor, 21:37
-
'Luftë civile' në kampin e Trump, të gjithë kundër Musk pasi i doli në krah emigrantëve të kualifikuar
27 Dhjetor, 21:22
-
Nju Jork, i vuri flakën një gruaje në metro, 33 vjeçari nën akuzë për vrasje e zjarrvënie
27 Dhjetor, 21:08
-
Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndihmës ushtarake amerikane për Tajvanin
27 Dhjetor, 20:56
-
Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së
27 Dhjetor, 20:45
-
SHBA-të vendosin sanksione ndaj ish-kryeministrit gjeorgjian, miliarderit Bidzina Ivanishvili! Akuzohet si pro-rus
27 Dhjetor, 20:13
-
Mali i Zi urdhëron ekstradimin në SHBA të ish-bosit koreanojugor të kompanisë së kriptomonedhave
27 Dhjetor, 19:39
-
Uashington, ekspozohen 2500 objekte të rralla në muzeun e ndërtimit
27 Dhjetor, 18:35
-
Studio Live/ Merkoçi: Berishën e manipulojnë, nuk i hiqet ‘non grata’! Demalia: PD pjellë e komunizmit, ka falimentuar!
27 Dhjetor, 18:15
-
Sllovakia ofrohet të presë negociatorët e paqes Rusi-Ukrainë, Putin: Jemi dakord
27 Dhjetor, 16:43
-
Tërmeti i fuqishëm godet arkipelagun Kuril në Rusi, forca 6,6 ballë e shkallës Rihter! Historia e luftës Moskë-Tokio për ishujt
27 Dhjetor, 16:01
-
SHBA/ Bëri 9 vite kimioterapi, tronditet pasi mëson se nuk vuante nga kanceri
27 Dhjetor, 11:13
Kruaje tani po ta mbajti o Putin.
Përgjigju