SHBA, parandalohet komploti
i Al-Kaidës për sulm me bombë

SHBA, parandalohet komploti<br />i Al-Kaidës për sulm me bombë
WASHINGTON-  Shtëpia e Bardhë konfirmon se Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) arriti të parandalonte një komplot të degës së Al Kaidës në Jemen për të hedhur në erë një aeroplan të Shteteve të Bashkuara.

Autoritetet në Ëashington thanë se dega e al-Kaidës në Jemen deshi të vendoste një vetë-vrasës me bombë në bordin e një aeroplani amerikan me lëndë shpërthyese të fshehur në të brendshmet e sulmuesit.

Zyrtarët amerikanë thonë se bamba e kapur ishte e ngjashme me atë të nigerianit Umar Farik Abdulmutallab, i cili më 25 dhjetor 2009, bëri përpjekje të dështuara për të rrëzuar avionin e pasagjerëve mbi Detroit.

BOMBA E NGJASHME ME ATO TË PËRDORURA NGA AL KAIDA
Në deklaratën e shkruar, Byroja Federale e Hetimeve thotë se disponon pajisjen, e kapur jashtë vendit dhe se FBI-ja po kryen analizat teknike të saj. “Analizat fillestare tregojnë se pajisja është shumë e ngjashme me ato që janë përdorur më herët nga Al Kaida në Gadishullin Arabik, gjatë përpjekjeve për sulme terroriste”, thuhet në deklaratë.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kejtllin Hajden, tha se presidenti Barak Obama është njoftuar në lidhje me komplotin në muajin prill. “Ai është siguruar se pajisja nuk ka paraqitur rrezik për publikun”, ka thënë Hajden.


FBI po heton nëse pajisja ka mundur të kalojë përmes sigurisë në aeroport.

Gjatë një takimi me gazetarët, Sekretari amerikan i Mbrojtjës, Leon Panetta nuk bëri komente mbi operacionet e fshehta. Por ai tha se ky incident e bën të qartë se Shtetet e Bashkuara duhet të jenë vigjilent ndaj çdo sulmi të mundshëm. Një aksion i tillë ndodh gati një vit nga vrasja e Kryeterroristi Osama Bin Laden më 2 maj të vitit të kaluar në një aksion të forcave të SHBA-së në Abotabad të Pakistanit. Megjithatë nga Departamenti për Sigurinë Kombëtare amerikane është konfirmuar se nuk janë në dijeni për ndonjë komplot terrorist kundër Shteteve të Bashkuara”.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023