Pas një çerek shekulli në burg, prokuroria amerikane ka hedhur poshtë akuzën për të cilën Johnny Hincapien, u dënua 25 vite më parë.

Hincapien u shpall fajtor për vrasjen e disa turistëve në New York, në vitin 1990 dhe u lirua  nga akuzat në vitin 2015, por çështja e tij mund të rikthehej sërish për rigjykim.

Sot në Manhattan, prokurorët  kanë deklaruar se nuk do ta rikthenin çështjen e Hincapien për rigjykim, pasi ai arriti të fitonte lirinë pasi dy dëshmitarë dhe një i pandehur kanë deklaruan se ai nuk ishte i përfshirë në ngjarje.

Gjithashtu edhe vet Johne Hincapien, ka dëshmuar se në gjyqin e bërë ndaj tij në vitin 1990 ka dhënë dëshmi të rremë për përfshirjen e tij në grabitjen që ndodhi në metronë e New York, ku humbi jetën një i ri, i cili ishte duke u përpjekur të mbronte prindërit e tij.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com