SHBA, pas Teksasit stuhia “Harvey”
godet shtetin e Luizianës

SHBA, pas Teksasit stuhia “Harvey”<br />godet shtetin e Luizianës
Pas Teksasit, banorët e shtetit të Luisianës janë duke u përgatitur për të përballuar stuhinë tropikale “Harvey”.

New Orleans, i cili në vitin 2005 u godit nga uragani Katrina, është gjithashtu duke u përgatitur për të përballuar deri në 25 centimetra reshje gjatë 36 orëve të ardhshme.

Stuhia e cila më herët gjatë ditës së sotme mori statusin e uraganit, ka shkaktuar reshje rekord në rajon.

Pjesë të mëdha të qytetit Houston në Teksas vazhdojnë të mbeten nën ujë, ndërkohë që mediat lokale raportojnë 20 viktima nga përmbytet.

Mijëra persona kanë braktisur shtëpitë e tyre u janë drejtuar strehave të emergjencës.

Houston, është qyteti i katërt më i populluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka ngritur gjendjen e emergjencës për sa i përket sigurisë, duke krijuar një forcë speciale për ruajtjen e shtëpive të braktisura nga grabitësit.

Ndërkohë autoritetet dhe disa qindra vullnetarë janë duke punuar për shpëtimin e personave të cilët nuk mundën të largoheshin nga shtëpitë e tyre, si dhe për të gjetur strehë për ata që stuhia i ktheu në të pastrehë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptajra.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’